Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e ka nisur ditën e hënë me një pamje fantastike të katërnjakëve që lidën në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, në Tiranë.
Me fotografinë e katër bekimeve të familjes Vojkollari, Rama uroi të gjithëve një javë të mbarë.
Shefi i qeverisë shqiptare, vuri në dukje edhe mbështetjen e ekzekutivit për të posalindurit.
“MIRËMËNGJES
dhe me lumturinë e familjes Vojkollari, të bekuar katërfish me ardhjen në jetë të Roal, Alroa, Roar dhe Auro në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, ku sigurisht mbështetja me bonusin e bebes vijon, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama në Facebook.