October 27, 2025
1 min read

Hoxha: Opozita s’ka vullnet për qeveri, zgjedhjet mund të mbahen në dhjetor

Albin Kurti ka dështuar t’i marrë votat e nevojshme në Kuvendin e Kosovës për formimin e qeverisë “Kurti 3”.

Për të si mandatar për formimin e qeverisë ditën e djeshme votuan pro vetëm 55 deputetë, ndërsa kundër votuan partitë e ish-opozitës dhe katër vota qenë abstenim.

Por a do të kenë mundësi partitë e ish-opozitës të krijojnë qeverinë?

Në një përgjigje për Indeksonlinen, analisti politik Ylli Hoxha shprehet se opozita nuk ka treguar shenja vullneti për krijuar qeverinë.

‘’Opozita nuk ka treguar shenja vullneti për të krijuar qeverinë, prandaj, presidentja duhet sa më shpejt të vendosë për datën e zgjedhjeve të reja’’.

Sipas Hoxhës bazuar në një aritmetikë afatesh ligjore zgjedhjet e reja mund të mbahen gjatë muajit dhjetor.

Por sa mund të ndikojë negativisht në aspektin ekonomik mos krijimi i një qeverie?

Lidhur me këtë Hoxha thotë se dështimi për të krijuar institucione përgjatë vitit 2025 natyrisht se ka një kosto për Kosovën.

‘’Dështimi për të krijuar institucione përgjatë vitit 2025 natyrisht se ka një kosto për Kosovën. Mungesa e buxhetit dhe mospërfitimi i fondeve të BE-së të alokuara për Kosovën jane dy shembuj tipikë të pasojave të një jete të shthurrur institucionale’’.

Tashmë topi është te presidetja e vendit, Vjosa Osmani për të caktuar emërin e mandatarit të ardhshëm.

Latest from Blog

Tahiri: Haradinaj për president do të kishte vota edhe nga VV

Deputeti i AAK-së , Besnik Tahiri në “Click” ka bërë të ditur se partia e tij u ka dërguar letër Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke kërkuar reflektim politik dhe gjetjen e një kandidati të përbashkët për postin e presidentit. Sipas tij, në këtë iniciativë AAK nuk ka kërkuar që kandidat të jetë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, por një emër që mund të mbështetet nga opozita. “Ne kemi dërguar letër LDK-së dhe PDK-së. I kemi kërkuar dy çështje: e para kemi kërkuar reflektim mbi një situatë politike e diplomatike që të mos biem në diktatin e Lëvizja Vetëvendosje. Në letër kemi kërkuar që të gjejmë një kandidat të përbashkët për president. Asnjëherë nuk kemi kërkuar që Ramush Haradinaj të jetë kandidat,” tha Tahiri. Ai shtoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur letrës duke u arsyetuar se kishte angazhime të tjera, ndërsa me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, sipas tij, është zhvilluar takim, por pa një përgjigje të qartë për këtë propozim. Tahiri theksoi gjithashtu se është i bindur që një numër i madh deputetësh do ta kishin votuar Haradinajn për president, përfshirë edhe disa nga radhët e Vetëvendosjes, por sipas tij, numrat e nevojshëm nuk u siguruan nga LDK-ja dhe PDK-ja.
Go toTop