October 27, 2025
1 min read

“VV-ja nuk do t’i propozojë presidentes askënd tjetër për kryeministër përveç Kurtit”

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se nuk do të ketë një propozim tjetër nga Vetëvendosje për t’u mandatuar nga presidentja, Vjosa Osmani, për formimin e Qeverisë së re.

Sipas tij, Albin Kurti është fitues i zgjedhjeve dhe i mandatuari i vetëm.

Duke akuzuar partitë e tjera shqiptare që nuk e votuan formimin e Qeverisë Kurti 3, tha se gjasat janë reale që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Për Qeveri tjetër ne nuk ka gjasa dhe nuk ka mundësi për shkak se dihet se mandatar është kryeministri Kurti. Më nuk ka pazare të tilla sikurse përpara me terminale doganore në të cilat vendoseshin njerëz me nga 5 deputetë. Populli e ka dhënë verdiktin dhe kryeministri Kurti është më i votuari dhe i ka 48 deputetë, së bashku me minoritetet jo serbe i kemi 56 deputetë. Por, fatkeqësisht LDK-ja na i mbylli dyert dhe nuk deshi që as ta konstituojë Kuvendin dhe as formimin e Qeverisë. Nuk e di nëse do të shkojmë në takim tek presidentja sepse këtë e vendosin organet e partisë”, tha Bajqinovci. 

Latest from Blog

Tahiri: Haradinaj për president do të kishte vota edhe nga VV

Deputeti i AAK-së , Besnik Tahiri në “Click” ka bërë të ditur se partia e tij u ka dërguar letër Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke kërkuar reflektim politik dhe gjetjen e një kandidati të përbashkët për postin e presidentit. Sipas tij, në këtë iniciativë AAK nuk ka kërkuar që kandidat të jetë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, por një emër që mund të mbështetet nga opozita. “Ne kemi dërguar letër LDK-së dhe PDK-së. I kemi kërkuar dy çështje: e para kemi kërkuar reflektim mbi një situatë politike e diplomatike që të mos biem në diktatin e Lëvizja Vetëvendosje. Në letër kemi kërkuar që të gjejmë një kandidat të përbashkët për president. Asnjëherë nuk kemi kërkuar që Ramush Haradinaj të jetë kandidat,” tha Tahiri. Ai shtoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur letrës duke u arsyetuar se kishte angazhime të tjera, ndërsa me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, sipas tij, është zhvilluar takim, por pa një përgjigje të qartë për këtë propozim. Tahiri theksoi gjithashtu se është i bindur që një numër i madh deputetësh do ta kishin votuar Haradinajn për president, përfshirë edhe disa nga radhët e Vetëvendosjes, por sipas tij, numrat e nevojshëm nuk u siguruan nga LDK-ja dhe PDK-ja.
Go toTop