October 28, 2025
1 min read

A po pastrohet kryeqyteti nga mbeturinat?

Kryeshefi i Ndërmarrjes “Pastrimi”, Petrit Reçica, ka folur lidhur me ankesat e qytetarëve për grumbullimin e mbeturinave në kryeqytet.

Ai tha se problemet më të mëdha po paraqiten në disa lagje ku shërbimi kryhet nga operatori privat.

“Ankesat janë shtuar sidomos në Kodrën e Trimave, Emshir ose Kalabri, një pjesë e Dardanisë, Matiqan dhe Bardhosh me një pjesë të Bernicës. Këto janë lagje që prej 5-6 muajsh i mbulon operatori privat, i caktuar nga Komuna”, tha Reçica.

Sipas tij, në disa raste, ndonëse pastrimi ka qenë përgjegjësi e operatorit privat, Ndërmarrja “Pastrimi” ka ndërhyrë vetë.

“Ka ndodhur që deri në 4 javë të mos kryhet fare pastrimi, dhe në raste të tilla ne kemi dërguar ekipet tona, sepse ka qenë e pakuptimtë”, u shpreh Reçica. 

Latest from Blog

Alba përlotet, çfarë ndodhi me të?

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 u lëshua kënga “All of me” e John Legend. Teksa banorët kënduan njëzëri, në sy ra Alba e cila u përlot. Ajo është parë
Go toTop