Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Lela Seferi, ka konfirmuar zyrtarisht ndarjen nga partneri i saj, Leonardo Gashi, me të cilin krijoi një lidhje të shumëpërfolur gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend.
Pas javësh zërash e aludimesh, Lela ka thyer heshtjen përmes një postimi në rrjetet sociale, duke i dhënë fund çdo dileme rreth statusit të saj sentimental.
Në InstaStory, ajo tani ka ndarë një imazh ku shihen disa valixhe dhe ka shkruar vetëm dy fjalë domethënëse: “Kapitull i ri”.
Ky detaj i thjeshtë, por me shumë kuptim, ka bërë që ndjekësit të kuptojnë se ajo është gati të lërë pas jo vetëm një marrëdhënie, por edhe një periudhë të rëndësishme të jetës së saj.
Gjatë kohës në Big Brother VIP Kosova 3, Lela dhe Leonardo u bënë një nga çiftet më të komentuar.