October 28, 2025
1 min read

14-vjeçari nga Vushtrria hero në Gjermani, babai i tij rrëfen si e shpëtoi shokun nga një sulm

Vetëm 14-vjeç, por me trimëri  të madhe!

Len Fejzullahi, i rritur në Gjermani, tregoi guxim të jashtëzakonshëm duke shpëtuar shokun e tij nga një sulm me çekan në shkollë, para tri javësh.

Babai i Lenit, Shyqë Fejzullahi, rrëfeu për KlanKosova.tv momentin e tmerrit kur mësoi për ngjarjen.

“Isha në punë kur më thirrën dhe më thanë se diçka kishte ndodhur problem me djalin në shkollë. Fillimisht kisha frikë, sepse nuk dija çfarë kishte ndodhur.

Kur shkova, kuptova se djali im kishte ndërhyrë për të mbrojtur shokun e tij.

Ishte një rrezik i madh, ai mund të ishte goditur rëndë, por falë Zotit gjithçka përfundoi pa pasoja të rënda. Ende jam i tronditur nga ajo që ndodhi”, tha ai.

Ngjarja ndodhi në oborrin e shkollës, pak para fillimit të orës së parë.

Leni dhe shokët e tij po bisedonin kur një adoleshent 15-vjeçar, i veshur me uniformë ushtarake dhe me një çekan në dorë, iu afrua për t’i sulmuar.

Kur njëri nga shokët e Lenit u godit, 14-vjeçari ndërhyri menjëherë, duke ia rrëmbyer çekanin sulmuesit dhe duke shpëtuar shokun.

Sulmuesi 15-vjeçar u arrestua dhe po hetohet për tentim vrasjeje dhe lëndim të rëndë trupor, ndërsa autoritetet gjermane po shqyrtojnë edhe motivin ekstremist të ngjarjes, thuhet në gazetën gjermane Friedberger Allgemeine.

Për veprimin e tij heroik, babai i Lenit tha se janë ftuar sot nga kryebashkiaku i Friedbergut, Roland Eichmann, në takim për ta falënderuar publikisht Lenin për guximin e treguar.

Latest from Blog

“I dërrmuar”, Klodiani masazhon Arditin

Banori i Big Brother VIP Kosova, Klodiani ka kaluar pak kohë më Arditin. Madje, gjatë qëndrimit së bashku, ai edhe e ka masazhuar atë. “I dërrmuar”, është shprehur Arditi, duke lënë të

Yllka Kuqi sot feston ditëlindjen

Sot është një ditë e veçantë për Yllka Kuqin. Këngëtarja e njohur shqiptare sot feston ditëlindjen. Për këtë ditë, ajo ka marrë shumë urime, disa prej të cilave i ka publikuar edhe

Bebe Rexha reagon për vdekjen e Shpat Kasapit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi. Në një story në Instagram, Bebe ka publikuar një video të Shpatit, ku kishte interpretuar këngën “Cohu
Go toTop