October 30, 2025
1 min read

Energjia e Taynës ‘pushton’ Interin, “Si Ai” shoqëron golat e zi kaltërve

Skuadra e njohur italiane, Inter, ka publikuar një klip zyrtar që ka tërhequr vëmendjen e publikut, jo vetëm për momentet spektakolare të golave, por edhe për muzikën që e shoqëron.

Në sfond dëgjohet hiti “Si Ai” i artistes shqiptare Tayna, një prej këngëve më të suksesshme të këtij viti.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale të klubit, janë përmbledhur momentet më emocionuese të ndeshjeve të Interit, duke u ndërthurur në mënyrë të përsosur me energjinë dhe ritmin dinamik të këngës.

Kombinimi i fuqisë së lojtarëve në fushë me stilin modern të muzikës së Taynas i ka dhënë klipit një ndjesi të veçantë triumfi dhe entuziazmi.

“Si Ai” është një nga projektet më të dëgjuara të reperes këtë vit, dhe përfshirja e saj në një video zyrtare të një klubi si Interi konsiderohet si një arritje e madhe ndërkombëtare për muzikën shqiptare.

Përmes këtij publikimi, Tayna tregon se muzika e saj po kalon kufijtë rajonalë, duke u bërë pjesë e platformave më prestigjioze evropiane.

Ky është një tjetër moment ku arti shqiptar gjen hapësirë në arenën sportive dhe kulturore ndërkombëtare.

Video duke klikuar KËTU

Latest from Blog

Irani kërcënon Izraelin me ambasada në mbarë botën

Irani do të shënjestrojë ambasadat izraelite në mbarë botën nëse sulmon ambasadën iraniane në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Kështu kanë raportuar iraniane, duke cituar një zëdhënës të forcave të armatosura iraniane, raporton
Go toTop