October 30, 2025
1 min read

Zëri i lartë i gruas mund ta dëmtojë trurin e burrit

Sipas studimeve të bëra nga profesori Michael Hunter i Universitetit të Sheffield zëri i gruas, apo zëri femëror ka tonë më të ndërlikuara se ai i burrit, të tilla që përfshijnë të gjithë zonën e dëgjimit të trurit.

Në bazë të studimeve të bëra nga ai, kjo është njëra nga arsyet kryesore që gratë ankohen se meshkujt nuk i dëgjojnë dhe sipas tij, kjo lidhje e zërit të grave me trurin e burrit, i bën këta të fundit të duken që nuk kanë vëmendje.

Studimi shkencor i drejtuar nga profesori ka treguar se për arsyen e lartëcekur, burrat nuk mund ta dëgjojnë gjatë një grua teksa flet.

Sipas Michael Hunter dhe studimit të tij, zëri i gruas, apo zëri femëror shkakton lodhje në trurin e burrit.

Në studimin e tij, ai ka ka analizuar skanimet e trurit të 12 burrave duke dëgjuar zërin e meshkujve dhe femrave.

Për shkak të dallimeve në mes të gjinive në kordat vokale dhe laring, njerëzit që janë bërë pjesë e këtij eksperimenti kanë demonstruar së janë në gjendje të ndjekin me përqëndrim më të lartë zërin e meshkujve se atë të grave.

Edhe pse ka qenë e vështirë të shpjegohet, studimi ka nxjerrë si përfundim që tonet femërore kërkojnë përfshirjen dhe aktivizimin e pjesëve më të mëdha të trurit të njeriut.

Latest from Blog

Go toTop