October 31, 2025
1 min read

Në nivel qendror “jo”, atë lokal “po”, Pse Kurti (s’)hyn në koalicion me PDK-në?

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është përgjigjur pse nuk hynë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës në nivel nacional, por në atë lokal e bën një gjë të tillë.

Në një konferencë për media, Kurti thotë se nuk mund të matet orientimi i PDK-së në nivel qendror dhe në atë lokal, pasi sipas tij, brenda kësaj partie ka heterogjenitet të madh.

“Për brenda PDK-ja ka një heterogjenitetit më të madh se që mendohet, dhe kjo është shprehur në disa komuna”.

“Nuk besoj që mund ta vëmë shenjën të barazisë mes orientimit që ajo parti ka në nivel nacional, me disa degë në disa komuna”, u shpreh Kurti.

Ndryshe, menjëherë pas kësaj pyetje, Kurti u largua nga konferenca për media nën pretekstin se ka një takim për të zhvilluar, derisa la pas tij për të vazhduar me pyetjet e gazetarëve, ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin.

Latest from Blog

Go toTop