October 31, 2025
1 min read

Përmendi rritje pagash e pensionesh, OVL-UÇK akuzon Kurtin se po i anashkalon qëllimisht veteranët

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar pas deklarimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili gjatë mbledhjes së Qeverisë foli për rritje të pagave dhe pensioneve, pa përmendur pensionet e veteranëve të luftës.

Në reagimin në Facebook, thuhet se në kohën kur vendi po shkon drejt zgjedhjeve, Qeveria në detyrë po tenton të krijojë “përshtypje mashtruese” me premtime që, sipas tyre, nuk mund të realizohen pa miratim të buxhetit nga Kuvendi.

OVL-UÇK thekson se edhe në këtë listim të kategorive shoqërore, veteranët janë anashkaluar sërish.

“Kjo është dëshmi e qartë se diskriminimi ndaj atyre që sakrifikuan më së shumti për lirinë e Kosovës po vazhdon. Në vend që të përmirësohet trajtimi i dinjitetshëm për veteranët, Qeveria në largim po tenton t’i harrojë ata plotësisht, madje edhe në momentet e fundit të mandatit.

OVL UÇK kërkon që çdo qeveri e ardhshme të kthejë atë që na takon me ligj, përfshirjen e pensioneve të veteranëve në rritjen e pagës minimale, të drejtë që u mohua padrejtësisht nga qeveria Kurti me ndihmën e Listës Serbe”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Latest from Blog

Arda Guler në “radarët” e gjigantit anglez

Talenti turk i Real Madridit, Arda Guler, po tërheq vëmendjen e madhe të trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta. Mesfushori ofensiv ka impresionuar me paraqitjet e tij, kreativitetin dhe pjekurinë në ndeshje të

Napoli afër sulmuesit fantastik brazilian Napoli

Napoli po lëviz konkretisht në merkato për të përforcuar repartin ofensiv dhe emri i Marcos Leonardo ka dalë fuqishëm në orët e fundit. Sulmuesi brazilian konsiderohet si një profil ideal për projektin
Go toTop