October 31, 2025
1 min read

Sindikata e Re e KEK-ut: Paga e 13-të nuk është privilegj

Sindikata e Re e KEK-ut përmes një postimi në Facebook i bën thirrje Bordit dhe Menaxhmentit të KEK-ut që pas përmendjes nga qeveria në detyrë pagën e 13-të, “të vendosin menjëherë” për zbatimin e saj edhe për punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Ata thonë se “askush nuk e meriton më shumë se punëtorët e KEK-ut, që çdo ditë mbajnë gjallë energjinë e vendit, shpesh në kushte të vështira dhe me përgjegjësi të jashtëzakonshme”.

“Paga e 13-të nuk është privilegj, por vlerësim për djersën dhe sakrificën e punëtorëve të energjisë!”, thuhet në thirrje.

Latest from Blog

Makolli i AKR-së: Nuk jemi shuar si parti

U.d i kryetarit të AKR-së, Vesel Makolli, ka thënë se arsyeja se pse nuk kanë arritur t’i mbajnë zgjedhjet e brendshme të partisë është pasi në vitin e kaluar rastisën të jenë
Go toTop