by
October 31, 2025
1 min read

Osmani: Mandatarin e dytë mund ta propozojë edhe partia e fundit, vetëm duhet të argumentojë se e ka shumicën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se mandatari i parë i takon partisë së parë, derisa për manadatrin e dytë është në diskrecion të presidentes dhe se propozim mund të bëjë edhe një parti tjetër, e cila mund të jetë edhe që ka dalë e fundit në zgjedhje.

Osmani ka thënë se vetëm duhet që partia që propozon mandatarin të argumentojë që ka shumicën.

“Sa i përket mandararit të parë i takon vetëm parisë që ka dalë e parë  në zgjedhje, sa i përket të dytit, mundet edhe i fundit me propozu, vetëm me argumetnu që ka gjasa me kriju shumicë”, ka thënë Osmani.

Latest from Blog

Nis rritja e madhe e çmimeve të derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat hyjnë në fuqi sot, më 10 korrik 2026, nga ora 10:00. Sipas vendimit
Go toTop