October 31, 2025
1 min read

Ish-opozita kërkon zgjedhje, presidentja evitimin e tyre, Kurti, qeverinë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani mblodhi sot në takim liderët e partive politike, një javë pasi Kuvendi s’e votoi qeverinë e propozuar nga Albin Kurti.

Diskutimet, që u zhvilluan në Presidencë për mbi një orë, kishin për qëllim konsultimet për gjetjen e një zgjidhjeje për situatën e krijuar.

Subjektet ish-opozitare kërkuan zgjedhje të reja, Osmani tha se e ka detyrim që një proces i tillë të evitohet e në anën tjetër mandatari që dështoi, u largua pa folur.

E para e shtetit tha se në takim kishte qëndrime të ndryshme, ku disa prej partive e bënë të qartë se s’ka shumicë parlamentare, ndërsa ai që doli i pari në zgjedhje ia kërkoi presidentes edhe një takim para 5 nëntorit, që është edhe afati kushtetues për vendimmarrje.

Kështu u deklarua Osmani, e cila tha se do të mbetet në kontakt me partitë politike në ditët në vijim, për të parë nëse ekziston mundësia për një marrëveshje, duke e përsëritur disa herë se do të bëjë çmos për të shmangur zgjedhjet.

“Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese janë të qarta: presidentja duhet të bëjë çmos për t’i evituar zgjedhjet. Do t’ju lusim për pak durim, derisa të sqarohen të gjitha rrethanat për mandatarin e dytë”.

“Kurti ka kërkuar që të më takojë edhe njëherë para se të skadojë afati dhjetëditor. Nëse do të vijnë me propozim apo jo, është çështje e tyre,” shtoi Osmani.

Në rast se kjo bllokadë vazhdon, presidentja tha se vendi mund të kalojë në një krizë të mundshme dhe vendi të mbetet pa buxhet

Latest from Blog

Go toTop