Një person në Viti është dërguar për trajtim mjekësor, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht me mjete të forta, nga dy persona të tjerë,
Policia ka bërë të ditur se dhe i njëjti është dërguar për trajtim në Spitalin e Gjilanit, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.
“Viktima mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor për shkak se i njëjti pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë me mjete të forta”.
“Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjilanit, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.