Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Mitrovicën, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar koalicion me Qazim Nimanin nga AAK-ja për balotazhin e 9 nëntorit në Mitrovicë.
Tahiri, përmes një postimi në Facebook, u shpreh se ky është një kapitull i ri bashkëpunimi për qytetin.
“Sot, zyrtarisht edhe AAK-ja i është bashkuar rrugëtimit dhe vizionit tonë për Mitrovicën.
Faleminderit kryetarit z. Qazim Nimani dhe strukturave të AAK-së për besimin dhe mbështetjen!
Mitrovicën e kemi shtëpi dhe së bashku do ta ndërtojmë kapitullin e ri të bashkëpunimit, punës dhe shpresës.
9 nëntori do të jetë dita e bashkimit të qytetarëve, sepse Mitrovica është mbi partitë politike!”, shkroi Tahiri.