by
November 3, 2025
1 min read

Gjashtë vjeçari nga Fushë Kosova akuzon mësuesen për gjuhë ofenduese

6-vjeçari me iniciale A.K., nga Fushë Kosova, ka dy javë që nuk shkon në shkollë.

Banka ku ai qëndronte ulur çdo ditë në shkollën “Mihal Grameno”, tashmë qëndron e zbrazët.

Mosmarrëveshjet mes nënës së tij, N.K., dhe mësueses Marigona Kastrati, janë arsyeja pse 6-vjeçari refuzon të hyjë në klasë. Nëna thotë se i biri po bullizohet nga mësuesja dhe nxënësit e klasës, ndaj edhe i ka humbur dëshira të shkojë në shkollë.

Sipas saj, për çdo lëvizje më të vogël të djalit, mësuesja e qorton dhe e thërret nënën në shkollë. Si pasojë, fëmija ka filluar të ndihet keq. Sipas nënës, sa herë që ajo dhe mësuesja janë takuar gjatë këtyre ditëve, mes tyre ka pasur mospajtime.

Ajo thotë se e ka udhëzuar mësuesen t’ia tërheqë vërejtjen djalit kur sillet keq, por jo ta ofendojë atë.

E shqetësuar, nëna tregon se një ditë, kur shkoi ta merrte djalin nga shkolla, e gjeti atë duke qarë, sipas saj, për shkak të sjelljes së keqe të mësueses ndaj tij.

Të njëjtat fjalë i përsërit edhe vetë nxënësi 6-vjeçar. Ai thotë se dëshiron ta ndërrojë shkollën, pasi nuk ka bërë asgjë nga ato për të cilat e akuzon mësuesja.

E shqetësimin e vetëm nuk e ka vetëm me mësuesen. Vogëlushi thotë se edhe nxënësit e klasës nuk sillen mirë me të.

Në bazë të informacioneve të dhëna nga nëna e 6-vjeçarit, N.K., djali nuk ka shkuar në shkollë për më shumë se dy javë.

Ndërkohë, ndryshe është informuar drejtori i Arsimit në Komunën e Fushë-Kosovë. Sipas tij, djali tashmë ka filluar t’i ndjekë sërish mësimet.

Latest from Blog

Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën

Platforma gjermane e fluturimeve „Flights Frankfurt“ ka korrigjuar pasaktësinë në lidhje me aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili më parë ishte paraqitur gabimisht si pjesë e Serbisë. Lajmin e ka

Nis asfaltimi i rrugës Klinë-Zahaq (Loti1)

Ka nisur sot asfaltimi i rrugës Klinë-Zahaq (Loti1). Kjo punë po kryhet vetëm 7 muaj pas nënshkrimit të kontratës. Punimet po i kryen kompania Benita Company. Ky është një lajm i mirë
Go toTop