November 3, 2025
1 min read

Vdes rapsodi i shquar, Albert Hasaj

Ka vdekur rapsodi i shquar shqiptar, Albert Hasaj nga Kodralia.

Ngushëllime për familjen e të ndjerit ka shprehur kryetari aktual i Deçanit, Bashkim Ramosaj,.

Ai tha se Hasaj do të kujtohet gjithmonë për devotshmërinë ndaj artit popullor, për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe për shpirtin e tij fisnik.

“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hasaj, të afërmit, miqtë, bashkëfshatarët dhe të gjithë admiruesit e artit të tij. Kujtimi yt do të mbetet i paharruar”, ka shkruar Ramosaj.

Latest from Blog

Go toTop