April 10, 2026
1 min read

A do ia kalojë Mozës? Ermiona Lekbello futet nesër në Ferma VIP

Zërat po qarkullonin prej ditësh kudo nëpër rrjete sociale dhe duket se publiku kishte të drejtë. Pas një periudhe ku vetë ajo u kujdes t’i hidhte poshtë thashethemet me deklarata publike duke thënë se nuk kishte asnjë marrëveshje konkrete, e vërteta më në fund ka dalë në dritë. Ermiona Lekbello do t’i bashkohet zyrtarisht rrugëtimit në formatin e njohur “Ferma VIP”, dhe këtë e ka konfirmuar vetë produksioni përmes një videoje paralajmëruese.

Në klipin e publikuar, i cili mban një atmosferë shumë elegante dhe të kuruar, çdo dyshim merr fund. E veshur plot stil me një fund lëkure të zi dhe taka të larta, Ermiona shfaqet duke dalë nga ashensori, për t’u ulur më pas komode teksa një kamarier i shërben në tabaka zarfin zyrtar me logon e formatit. Buzëqeshja e saj në fund të videos flet më shumë se çdo fjalë, duke e vulosur kështu hyrjen e saj për Prime-in e nesërm në mbrëmje.

Nuk është as hera e parë dhe as e fundit që personazhet publike zgjedhin rrugën e mohimit total për të ruajtur ekskluzivitetin dhe surprizën e produksioneve televizive, por këtë herë duket se sekreti u zbulua fiks në kohë.

Tani sytë e të gjithëve janë drejtuar tek dita e nesërme në orën 21:00 për të parë se si do të përshtatet ajo me sfidat e vështira rurale dhe, mbi të gjitha, me banorët e tjerë që tashmë e kanë krijuar dinamikën e tyre.

Një gjë është e garantuar, prezenca e saj pritet të ndryshojë balancat brenda fermës dhe të hapë kapituj të rinj memesh dhe diskutimesh mes konkurrentëve.

Latest from Blog

Go toTop