by
April 27, 2026
1 min read

A do të ketë sonte seancë për presidentin?

Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së hënë pritet të mbajë edhe një seancë.

Gazetarja e Klan Kosovës, Sala Gashi, bën të ditur se nga burime jozyrtare është mësuar se të zgjedhurit e popullit do të mblidhen edhe për çështjen e presidentit.

“Nga burime jozyrtare mësohet se do të ketë seancë për presidentin e Republikës së Kosovës, pas seancës së rregullt plenare”, tha ajo.

Kujtojmë se afati për presidentin skadon nesër në ora 00:00.

Latest from Blog

Go toTop