Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Albena Reshitaj, ka folur para fillimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj partie, një ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Për Demantim News, Reshitaj tha se mbajtja e një mbledhjeje të Grupit Parlamentar para seancës është një praktikë normale, duke pasur parasysh rëndësinë e zhvillimeve politike dhe institucionale.
Ajo theksoi se pas përfundimit të mbledhjes pritet që LDK-ja të dalë me një qëndrim zyrtar lidhur me seancën konstituive dhe hapat e mëtejmë politikë.
“Është hera e parë që marr pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK-së. Do të shohim si do të zhvillohet takimi dhe besoj se pas tij do të bëhet i ditur qëndrimi i partisë. Është krejt normale të mbahet një takim pune një ditë para seancës konstituive të Kuvendit”, deklaroi Reshitaj.
/Demantim News/