by
November 3, 2025
1 min read

“A keni kushtetutë të Vetëvendosjes a? Mos vazhdo me të pavërteta” Përplasja Rama – Çeku për buxhetin

“Për çfarë arsye bllokohet buxheti i kryeqytetit?”, e pyeti Përparim Rama kundërkandidatin e tij Hajrulla Çeku, duke shtuar se “mi kanë bllokuar të hyrat vetanake të kryeqytetit”, vijoi Rama.

Rama vazhdoi me pyetje për Çekun; “Në bazë të çfarë ligji ju veproni, a e keni Kushtetutën e Kosovës të cilës i përmbaheni apo e keni të Vetëvendosjes?”.

Ndërsa Çeku iu përgjigj Ramës se Buxheti i komunës së Prishtinës, Gjilanit dhe Zubin Potokut, janë miratuar jashtë afateve që i parasheh ligji.

Ndërsa, sipas Ramës deklarata e Çekut “nuk është e vërtetë”.

Latest from Blog

Nis rritja e madhe e çmimeve të derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat hyjnë në fuqi sot, më 10 korrik 2026, nga ora 10:00. Sipas vendimit
Go toTop