by
May 22, 2026
1 min read

A pati ofertë nga VV-ja? E zbulon Arben Gashi i LDK-së

Arben Gashi, kandidat për deputet nga radhët e LDK-së në “DPT të Fidani” në Klan Kosova ka bërë të ditur se nuk ka pasur asnjë ofertë për t’u bashkuar me Vetëvendosjen.

Ai tha se perceptimi se mund të kishte një tendencë për eliminimin e tij nga skena politike ishte i pasaktë.

“S’kam pas ofertë më iu bashku. U krijua një përshtypje skur ka një tendencë në LDK sikur ka një tendencë që unë të eliminohem nga skena politike. Pata prej disa personave ose të paktën prej një personi që unë kam pas raporte në Kuvendin e Republikës. Më tha se “si shenjë respekti, nëse ka problem për kandidimin tënd ne mendojmë se i duhesh politikës dhe i duhesh Kosovës, dhe vlerësojmë se nëse të pamundësoohet kandidimi, shohim mundësi se si të jesh pjesë e kuvendit”, tha Gashi.

Gashi theksoi se do të angazhohet si kandidat me numër 28 për të mbledhur vota për LDK-në dhe do të jetë pjesë e grupit parlamentar të partisë.

“Unë jam kandidat me numër 28 dhe si kandidat për deputet ne angazhohemi që të mbledhim vota për LDK-në”, tha Gashi.

Latest from Blog

Go toTop