by
April 28, 2026
1 min read

A po tenton VV ta zgjedh presidentin ‘karate’ përsëri? Përgjigjet Bardiqi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Bardiqi, ka folur rreth një mesazhi i cili i është publikuar në media, ku shkruante se “Presidentin do të zgjedhim karate”.

Bardiqi deklaroi se ky është komunikim me sarkazëm i bërë mes miqësh dhe s’ka të bëjë me asgjë tjetër.

“Konsideroj se është cenim i privatësisë, ai vend është vend i punës për deputetët. Prandaj mesazhet në privat e konsideroj se nuk janë për publikun. Prej këtu kërkoj falje nëse ka pasur ndonjë rrezon, qoftë për Lëvizjen Vetëvendosje, qytetarët dhe votuesit. S’ka të bëjë me asgjë, as ofenduese e as asgjë”, deklaroi ai para mediave.

Latest from Blog

Go toTop