July 25, 2026
1 min read

AAK: Këto janë kushtet për Konjufcën President

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Avni Arifi, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të mundësojë zgjedhjen e Presidentit të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, nëse kjo e fundit garanton zbatimin e kërkesave të Aleancës.

Ai tha se AAK pret një ftesë nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti, për të diskutuar gjashtë pikat që partia i konsideron prioritare, mes tyre edhe pranimin e projektit për gazin amerikan.

Siç raporton Demantim News, Arifi u shpreh se Aleanca nuk kërkon poste ministrore, zëvendësministra apo përfitime të tjera, por vetëm garanci për zbatimin e kërkesave të saj. Sipas tij, shtatë deputetët e AAK-së janë të gatshëm të sigurojnë kuorumin për zgjedhjen e Presidentit, pavarësisht nëse kandidati është Glauk Konjufca apo një emër tjetër i propozuar nga LVV-ja.

Ai shtoi se dërgimi i vendit në zgjedhje të reja do të ishte i panevojshëm dhe se Kosova ka nevojë për funksionalizimin sa më të shpejtë të institucioneve.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop