August 6, 2026
1 min read

Abdixhiku: Kërkojmë balancë demokratike, LDK-ja duhet të jetë e përfaqësuar

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij po vazhdon përpjekjet për të shmangur mundësinë e zgjedhjeve të reja.

Ai tha se gjatë bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje, LDK-ja po kërkon që të arrihet një balancë demokratike, e cila sipas tij nënkupton edhe përfaqësimin e kësaj partie në institucionet e vendit.

Abdixhiku u shpreh se takimet kanë sjellë afrim në disa çështje, por ende mbetet dallimi kryesor sa i përket balancës demokratike.

“Sa më shumë që takohemi, aq më e mundshme bëhet një zgjidhje. Takimet kanë qenë të mira në aspektin e diskutimeve dhe ka afrime në shumë tema, por ende ekziston një dallim për çështjen kryesore, që është balanca demokratike. Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet dhe nuk ka arsye që kjo të mos ndodhë”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka shtuar se për LDK-në, balanca demokratike nënkupton që partia të ketë përfaqësimin e saj.

Latest from Blog

Go toTop