July 27, 2026
1 min read

Abdixhiku pas takimit me ambasadorin gjerman: Institucionet duhet të konstituohen

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend.

Sipas Abdixhikut, gjatë takimit është theksuar nevoja për konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës, duke ritheksuar se vendi ka nevojë për institucione funksionale, stabilitet politik dhe përgjegjësi shtetërore në shërbim të qytetarëve.

Ai po ashtu shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës, duke vlerësuar partneritetin ndërmjet dy shteteve si një shtyllë të rëndësishme për zhvillimin demokratik dhe rrugëtimin evropian të vendit.

Latest from Blog

Go toTop