August 4, 2026
1 min read

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ishte konstruktiv, do të punojmë për shmangien e zgjedhjeve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka folur para mediave pas takimit rreth treorësh me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në Kuvendin e Kosovës.

Abdixhiku tha se LDK-ja ka marrë pjesë në bisedime me vullnet të mirë dhe me qëllim që të respektohet rezultati i zgjedhjeve, duke kërkuar një zgjidhje që do të shmangte mundësinë e zgjedhjeve të reja.

Sipas tij, partia e tij është e gatshme të kontribuojë në tejkalimin e situatës politike, duke vlerësuar se një stabilitet institucional është në interes të qytetarëve dhe të vendit.

“Takimi ishte i mirë dhe konstruktiv. Diskutuam për çështje programore, politike dhe për vizionin strategjik të së ardhmes. Do të vazhdojmë angazhimin tonë që edhe në ditët në vijim të kemi diskutime më të thelluara”, ka deklaruar Abdixhiku.

Latest from Blog

Go toTop