August 6, 2026
1 min read

Abdixhiku: Po përpiqemi t’i shmangim zgjedhjet e reja

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij po angazhohet vazhdimisht për të shmangur mundësinë e zgjedhjeve të reja.

Para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit, Abdixhiku tha se në takimet me Vetëvendosjen po mundohet që të paraqesë qëndrimet dhe bindjet e LDK-së.

Ai theksoi se, sipas tij, LDK-ja është ndër subjektet e vetme që po punon për të gjetur një zgjidhje politike dhe për të mos e çuar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Përderisa po përpiqemi dhe po takohemi, mbetemi të vetmit që duam t’i shmangim zgjedhjet e reja. Ata që na kritikojnë ndoshta nuk e kuptojnë arsyen e takimeve dhe qëllimin tonë. Shkuarja sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme do të ishte dëmi më i madh për Republikën e Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.

Latest from Blog

Go toTop