August 5, 2026
1 min read

Abdixhiku thërret Grupin Parlamentar të LDK-së para seancës së Kuvendit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të mbledhë sot Grupin Parlamentar të LDK-së, një ditë para seancës konstituive të Kuvendit.

Për Demantim News, në fokus të takimit pritet të jenë zhvillimet e fundit politike, përfshirë diskutimet e zhvilluara një ditë më parë me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, si dhe qëndrimet që LDK-ja do të mbajë në seancën e së enjtes.

Takimi vjen pas konsultimeve mes Abdixhikut dhe Kurtit, ku u diskutuan çështje politike dhe institucionale, përfshirë edhe procesin e zgjedhjes së presidentit.

Abdixhiku e cilësoi takimin me Kurtin si konstruktiv, duke theksuar se LDK-ja do të vazhdojë diskutimet me synimin për të kontribuar në krijimin e institucioneve dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop