Numërimi i votave të kandidatëve që synojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës po shkon drejt fundit.
Nga secila parti politike, tashmë po bëhet e qartë se kush do të arrijë të jetë pjesë e Parlamentit.
Në listën e Vetëvendosjes, mes emrave që janë votuar është edhe Agim Bahtiri.

Aktualisht, nga procesimi i gati 90% të vendvotimeve në Qendrat Komunale të Numërimit, Agim Bahtiri ka 13,493 vota.
Ndërsa në dhjetor 2025, kur u mbajtën zgjedhjet, nga rezultatet e QKN-ve, Bahtiri kishte gati 10 mijë vota më shumë se tash.
Teksa nga rezultati përfundimtar doli se kishte 27,720 vota.
