December 23, 2025
1 min read

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i lënduar

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në segmentin Duhël-Suharekë.

Rastin, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Bajram Krasniqi.

Krasniqi bëri të ditur se në aksident ishte përfshirë një veturë.

“Rreth orës 13:30, policia është njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku në autostradë, segmenti Duhël-Suharekë. Njësia policore e trafikut për kontroll të autostradës, njofton se në aksident është përfshirë një veturë dhe si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore është marrë me procedurat në vendngjarje”, deklaroi ai.

Latest from Blog

Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok

Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe besimit të ndërsjellë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe qytetarëve, të cilët edhe në rastet e mëparshme kanë ofruar informacione të rëndësishme që kanë çuar në
Go toTop