Një aksident i rëndë ujor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën mes Rrjollit dhe Shëngjinit.
Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar.
Personi i plagosur është transportuar në Spitalin e Lezhës për trajtim mjekësor.
Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, ndërsa detaje të tjera pritet të publikohen në vazhdim.
/Demantim News/