April 6, 2026
1 min read

Aksident me fatalitet në Baicë të Drenasit, vdes një person

Një aksident me fatalitet ka ndodhur paraditen e sotme në Baicë të Drenasit, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete, një kamion dhe një veturë.

“Vdekja e viktimës, mashkull, është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha tutje Ahmeti

Latest from Blog

Go toTop