Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Dubravë të komunës së Istogut, ku si pasojë janë lënduar tre persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
Sipas policisë, rasti është raportuar rreth orës 15:35, ndërsa në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
“Të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.