August 5, 2026
1 min read

Aksident në Gjermani, përfshihet autobusi i Barileva Turist

Një autobus i kompanisë kosovare Barileva Turist është përfshirë në një aksident trafiku në Gjermani.

Për Demantim News, aksidenti ka ndodhur në autostradën Magdeburg–Hannover, ku në ngjarje dyshohet se është përfshirë edhe një kamion.

Fatmirësisht, nga informacionet e para nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Rrethanat e plota të aksidentit pritet të sqarohen nga autoritetet gjermane.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop