Një aksident trafiku është regjistruar sonte në fshatin Lluzhan të Komunës së Podujevës, ku raportohet për persona të lënduar dhe dëme materiale.
Sipas informacioneve fillestare, rrethanat që çuan deri te aksidenti ende nuk janë bërë të ditura.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillon veprimet fillestare hetimore për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e incidentit.
Si pasojë e aksidentit, në rrugën Lluzhan–Batllavë janë krijuar kolona automjetesh, duke vështirësuar qarkullimin në këtë segment rrugor.
Për momentin nuk ka informacione të tjera lidhur me numrin e të lënduarve apo gjendjen e tyre shëndetësore.