August 3, 2026
1 min read

Aksident trafiku në Rahovec, dy vetura përfshihen në përplasje

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Mrasor të Rahovecit, ku janë përfshirë dy vetura.

Për Demantim News, nga informacionet e para dyshohet se si pasojë e aksidentit ka persona të lënduar, ndërsa ekipet e Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Rrethanat e aksidentit dhe numri i të lënduarve ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht, ndërsa priten informacione shtesë nga autoritetet kompetente.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop