Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në lagjen Veternik të Prishtinës, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, në aksident është përfshirë një motorist, i cili është parë i shtrirë në tokë menjëherë pas përplasjes, ndërsa qytetarët kanë intervenuar për t’i dhënë ndihmën e parë deri në ardhjen e ekipeve emergjente.
Si pasojë e aksidentit, janë krijuar kolona të gjata automjetesh nga Rrethi i Flamurit në drejtim të Veternikut.
Policia e trafikut është njoftuar për rastin dhe pritet të dalë në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e aksidentit.