July 10, 2026
1 min read

Aksident tragjik me autobus në Gjermani: Vdes një grua – shoferi në gjendje kritike

Një grua 59-vjeçare ka vdekur, ndërsa burri i saj ka mbetur i lënduar rëndë në një aksident të rëndë me autobus, që ndodhi të enjten në mbrëmje në Westerstede, në qarkun Ammerland të Gjermanisë.

Burri rreth 69-vjeçar, i punësuar në një kompani udhëtimesh, po e drejtonte autobusin pa pasagjerë, ndërsa bashkë me të ishte gruaja e tij, raporton Bild.

Pak para hyrjes në fshatin Westerloy, autobusi doli nga rruga në anën e djathtë dhe u përplas në një pemë, 59-vjeçarja nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe vdekja e saj u konfirmua në vendin e ngjarjes.

Ndërsa partneri i saj ndodhet në rrezik për jetën dhe është transportuar tashmë me helikopter të emergjencës në një spital në Hannover.

Latest from Blog

Kallet taksi në Prishtinë

Një taksi është përfshirë nga flakët në “Rrugën B”, pranë “Royal Mall”-it, në Prishtinë. Automjeti është kapluar nga zjarri, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve dhe policisë. Ende
Go toTop