August 21, 2026
1 min read

Aksident tragjik në Gjermani: 29-vjeçari humb jetën pas përplasjes së rëndë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të enjten mbrëma në Mecklenburg-Vorpommern të Gjermanisë, ku një 29-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas policisë, i riu ishte duke udhëtuar i vetëm me automjetin e tij kur, në një kthesë, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me disa pemë në anë të saj.

Përplasja ka qenë shumë e fuqishme, ndërsa automjeti është dëmtuar rëndë dhe është ndarë në disa pjesë. Disa prej pjesëve të tij kanë marrë flakë dhe janë shuar nga ekipet e zjarrfikësve.

29-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Për shkak të aksidentit dhe operacionit për largimin e mbetjeve të automjetit, rruga ka qëndruar e mbyllur për rreth katër orë.

Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit. Dëmi material nga ngjarja vlerësohet në rreth 60 mijë euro.

Latest from Blog

Go toTop