Policia e Kosovës ka njoftuar për sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme armësh dhe pajisjesh në disa lokacione në veri të vendit.
Operacioni policor është zhvilluar në disa pika, ndërsa detajet për aksionin po bëhen publike në një konferencë të jashtëzakonshme për media.
Gjatë operacionit janë sekuestruar armë, municion dhe uniforma me logo serbe, të cilat po prezantohen para mediave si pjesë e dëshmive të siguruara gjatë aksionit.
Policia pritet të japë më shumë detaje lidhur me lokacionet e kontrolluara, materialet e konfiskuara dhe rrethanat e operacionit.


