April 20, 2026
1 min read

Aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë për 4.6 kg marihuanë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet R.E., nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të paligjshme që lidhen me narkotikë.

Sipas njoftimit zyrtar, i pandehuri dyshohet se deri më 8 tetor 2025, rreth orës 06:00, në Gjakovë, ka poseduar substanca narkotike me qëllim shitjeje. Gjatë bastisjes së realizuar në shtëpinë e tij, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të narkotikëve, konkretisht marihuanë me peshë totale prej 4 kilogramë e 670.06 gramësh.

Organi i akuzës, vlerëson se me këto veprime, R.E. ka kryer veprën penale të “blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, të paraparë me nenin 267, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Me rastin e ngritjes së aktakuzës, prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet në përputhje me ligjin për veprën penale që i vihet në barrë. Rasti pritet të trajtohet në procedurat e mëtejshme gjyqësore”, thuhet në njoftim.

Latest from Blog

Go toTop