July 13, 2026
1 min read

Aktori i jep fund jetës, ishte vetëm 44 vjeç

Ylli i filmit “The Marvelous Mrs. Maisel”, Josh Grisetti, ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare.

Ylli i ekranit kreu vetëvrasje të premten (10.07.26), ndërsa lajmi për ndarjen e tij nga jeta u zbulua nga aktori Rob McClure në Instagram, transmeton Indeksonline.

Ai shkroi: “Me zemër të thyer ndaj lajmin se Josh Grisetti vdiq të premten”.

Josh u martua me Mackenzie Perpich në vitin 2020 dhe më parë ishte i martuar me Candice Ross nga viti 2009 deri në vitin 2015.

Përveç karrierës së tij si aktor, Josh shërbeu si drejtues i programit të Teatrit Muzikor në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë.

Latest from Blog

KFOR kryen stërvitje pranë Bondsteel

Ushtarët e caktuar në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E), pjesë e misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, zhvilluan një stërvitje për reagim ndaj rrëzimit të një avioni pranë Kampit Bondsteel, duke forcuar koordinimin shumëkombësh
Go toTop