Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka bërë të ditur se gjatë një periudhe 10-ditore në muajin korrik ka trajtuar 52 raste të dhunës në familje, që përbëjnë numrin më të madh të rasteve të evidentuara.
Përveç dhunës në familje, janë trajtuar edhe 2 raste të trafikimit, 2 raste të vrasjes, një rast i vrasjes në tentativë, një rast i dhunimit, një rast i ngacmimit seksual, një rast i shpëlarjes së parave, 2 raste të lëndimit të lehtë trupor dhe 2 raste të shkeljes së Urdhrit të Mbrojtjes.
/Demantim News/