July 30, 2026
1 min read

Alarm nga KRU “Gjakova”: Mbeturinat po bllokojnë kanalizimin

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” njoftoi se gjatë zhbllokimit të tri pusetave të kanalizimit në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, ekipet kanë hasur në sasi të mëdha mbeturinash të hedhura në rrjet.

Nga pusetat janë larguar kartonë, gurë, shishe qelqi, mbeturina plastike, shkopinj dhe hekurë me gjatësi deri në 1.5 metra, të cilat kanë vështirësuar punën e ekipeve dhe kanë rrezikuar funksionimin normal të sistemit të kanalizimit.

KRU “Gjakova” bëri të ditur se kjo është hera e dytë brenda një viti që në të njëjtin lokacion hasen mbeturina të tilla, duke e cilësuar rastin si pasojë e veprimeve të papërgjegjshme.

Kompania u bëri thirrje qytetarëve të mos hedhin mbeturina në kanalizim dhe paralajmëroi se në rast të përsëritjes së rasteve do të ndërmerren masa ligjore dhe do të parashtrohen kallëzime ndaj përgjegjësve.

Latest from Blog

Go toTop