December 10, 2025
1 min read

Alban Hyseni e nis mandatin e ri për Gjilanin

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe anëtarët e Kuvendit të Komunës, kanë dhënë betimin të mërkurën, në mbledhjen inauguruese, të cilën e ka udhëhequr anëtari më i vjetër, Isa Agushi.

Me ta dhënë betimin, Hyseni, i cili po e fillon mandatin e dytë në drejtimin e kësaj komune,  tha se më shumë se para aktit formal të betimit, sot jemi para një momenti reflektimi, përgjegjësie dhe shprese.

“Sot, duke qenë para secilit prej jush, unë ndjehem shumë krenar, sepse qyteti ynë ka qytetarë të mirë, të mençur e punëtorë, që besojnë në institucionet e tyre dhe te ardhmja e vendit. Pikërisht mbi këtë bazament moral e shoqëror, ndërtohet edhe vizioni ynë”, tha kryetari Hyseni.

Ai theksoi se Komuna e Gjilanit tashmë ka nisur një tranformim që nuk matet vetëm me kilometër gjatësi apo me metër katror ndërtim, por më shumë matet me mundësi të reja për njerëzit.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop