Aleanca ka paralajmëruar organizimin e një aktiviteti para hyrjes së objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit, aktiviteti do të mbahet nesër, duke filluar nga ora 11:55, ndërsa pas përfundimit të tij është paralajmëruar edhe një deklarim për media.
“Pas aktivitetit do të ketë deklarim për media”, thuhet shkurt në njoftimin e Aleancës.
Partia nuk ka bërë të ditur se çfarë forme do të ketë aktiviteti dhe as mesazhin që synon të përcjellë.
Ky paralajmërim vjen vetëm disa ditë pasi Aleanca iu bashkua aktivitetit protestues të PDK-së para objektit të Qeverisë, në kohën kur vendi vazhdon të përballet me ngërç institucional.
Më shumë detaje rreth aktivitetit pritet të bëhen të ditura gjatë ditës së nesërme.
/Demantim News/