August 4, 2026
1 min read

Aleanca reagon për gabimin me stemën e Kosovës: Pushteti po tregon mungesë respekti ndaj simboleve shtetërore

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas publikimit të stemës dhe hartës së Kosovës në faqen zyrtare të Kuvendit, duke e cilësuar rastin si një tjetër dëshmi të, siç është shprehur ai, qasjes së papërgjegjshme të pushtetit.

Përmes një reagimi në rrjete sociale, Xhemaili ka kritikuar përfaqësuesit institucionalë, duke thënë se ata në të kaluarën nuk i kanë pranuar simbolet shtetërore të Kosovës, ndërsa sot, sipas tij, po i dëmtojnë ato përmes pakujdesisë dhe mungesës së profesionalizmit.

Ai ka shtuar se, pavarësisht qëndrimeve që ua atribuon ndaj simboleve të shtetit, zyrtarët vazhdojnë të përfitojnë nga pozitat, pagat dhe privilegjet që u ofrojnë institucionet e Kosovës.

Latest from Blog

Go toTop