Ish-ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është intervistuar nga Prokuroria, ku tha se ka sqaruar të gjitha pretendimet ndaj tij dhe se gjatë ushtrimit të detyrës ka vepruar në përputhje me ligjin dhe rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Për Demantim News, Aliu u shpreh se pas dy vitesh ka pasur mundësinë të japë versionin e tij të ngjarjeve, duke shtuar se ndihet i lehtësuar pas përfundimit të intervistimit.
Ai theksoi se nuk ekziston asnjë vendim që mund të lidhet drejtpërdrejt me të në këtë rast dhe se veprimet e Ministrisë janë kryer në bazë të rekomandimeve të auditimit dhe procedurave ligjore.
Edhe avokati i tij, Artan Qerkini, deklaroi se Aliu iu përgjigj ftesës së Prokurorisë pa hezitim dhe dha të gjitha sqarimet e kërkuara në cilësinë e personit të dyshuar, duke kontribuar në zbardhjen e rastit.
/Demantim News/