August 8, 2026
1 min read

Ambasada Britanike u bën thirrje liderëve politikë: Zgjidheni urgjentisht situatën në Kosovë

Ambasada Britanike në Kosovë ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvend, duke u bërë thirrje liderëve politikë që të gjejnë sa më shpejt një zgjidhje për krizën institucionale.

Në një deklaratë zyrtare, Ambasada thekson rëndësinë e funksionimit të Kuvendit për demokracinë dhe zhvillimin e vendit, duke kërkuar dialog dhe negociata ndërmjet partive politike.

“Parlamenti është zemra e demokracisë. Ai e mban qeverinë përgjegjëse dhe mundëson legjislacionin që mund ta çojë shoqërinë dhe ekonominë përpara”, thuhet në deklaratë.

Ambasada vlerëson se Kosova ka kaluar një periudhë të gjatë me një parlament jo plotësisht funksional dhe thekson se përgjegjësia për zgjidhjen e situatës u takon politikanëve të vendit.

“Kjo është përgjegjësi e politikanëve të Kosovës, jo e sistemit të saj. Ata tani duhet urgjentisht të punojnë së bashku për të zgjidhur këtë situatë përmes dialogut dhe negociatave paqësore, për të mirën e popullit të Kosovës dhe partneriteteve të saj ndërkombëtare”, thuhet më tej në deklaratë.

Seanca konstituive e Kuvendit është shtyrë sërish, pasi kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka kërkuar kohë shtesë për zhvillimin e bisedimeve politike lidhur me çështjen e presidentit.

Latest from Blog

Go toTop